Media serbe ka sjell informacionin e ilustruar edhe me fotografi edhe video ku shihet një nga 5 motoristt me nënshtetësi çeke që ngasin motorët e tyre me flamuj me shqiponjë, midis Beogradit, duke e cilësuar provokim në prag të festës së ringjalljes, transmeton “Bota Sot”.
Informata nis me titullin: Me flamuj shqiptar po shëtisin rrugëve të kryeqytetit, ndërsa qytetarët janë të tmerruar për këtë ngjarje.
Në rrjetin social Instagram në faqen “Serbialive_Beograd” u shfaq xhirimi në të cilin shihet një ngasës motori duke ngarë mjetin e tij me flamur të shpalosur shqiptar tek Qendra Tregtare në limanin Ada në Beograd.
Në po këtë faqe qëndron edhe njoftimi se bëhet fjalë për motoristë çek.
“Çekët me motora, 5 prej tyre janë me flamuj shqiptar” – thuhet në përshkrimin e videos në këtë faqe në Istagram.
Kjo ngjarje në kryeqytetin serb ka nxitur reagime të shumta dhe dënim nga shfrytëzuesit e rrjetit social, të cilët këtë sjellje e kanë cilësuar si provokim të hapur klasik.