Vetura ka goditur një këmbësore disa minuta më parë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në videon e dërguar nga një lexues, shihet këmbësorja e shtrirë në tokë, ku sipas dëshmitarëve e njëjta ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim aktualisht.
Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit.