Donfried dhe Escobar do të takohen edhe me Bërnabiqin

Lajme

Donfried dhe Escobar do të takohen edhe me Bërnabiqin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 09:17
Ana Bërnabiq

Pas Kosovës, qyteti i radhës që do të vizitohet sot nga Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried, është Beogradi i Serbisë.

Ajo bashkë me zëvendësndihmës sekretarin, Gabriel Escobar, që është edhe i dërguar  amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të takohen me kryeministren Ana Bërnabiq.

Pos saj, ata do të priten edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Ata në Kosovë u takuan me krerët më të lartë shtetërorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat