Prokuroria Themelore në Prizren, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të “Abc News Albania” në emisionin “Piranjat”.
Nëpërmjet një komunikate Prokuroria njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi.
“ABC News Albania” së fundi realizoi një hulumtim, ku ndër të tjerash zbuloi pamje të shumta se si profesorin F.K e lidhnin me pedofili.