Mësuesi në pension, Fazli Kikaj, është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.
Që nga orët e mëngjesit ky i fundit është duke u kërkuar nga organet e drejtësisë, ai është kërkuar në shtëpinë e tij në Prizren por nuk është gjetur aty.
Së fundmi ai ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, duke i quajtur krejt raportimet të pa vërteta.
“Janë kamuflazh e përgatitur mirë.”, thuhet në reagimin e Kikajt.
Sipas tij, këto gjëra do të vërtetohen shpejtë dhe se sipas tij situata është krejt ndryshe.
Ndaj shkrimit të tij kanë reaguar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. Ai është ‘masakruar’ nga komentet negative, dikush kërkon varjen e tij e dikush djegien.
“Mbare ma mirë mbytë veten se me jetu me këtë mbarë. U pa në tv të nxunë në flagrancë more mut”, shkruan njëri prej komentuesve.
“Duhet me të ardhë marre more qeni plak me të shku fytyra ne pleqni”, shkruan një tjetër.
“Ti e ki venin n burg e jo n arsim”, komenton tjetri.
“Si ka mundësi ti të hysh në fb ti tani u duft të jesh i furur në litar o faqezi”, shkruan tjetri komentues në profilin e mësuesit të dyshuar për pedofili.
Postimi i plotë:
Njoftim !
Po çarkullojnë do gjera nga një tv.i Shqipërisë në emer timin !
Nuk janë të verteta !
Do të vertetohen shpejtë !
Situata është krejtë ndryshe !
Janë kamuflazh e përgaditur mirë me qellim komprimitimi
Ju lutem mos komentoni pa lidhje dhe per gjera të paverteta e të pa verifikura !
Ndërkohë “ABC News Albania” së fundi realizoi një hulumtim, ku ndër të tjerash zbuloi pamje të shumta që përkonin me të lartcekurin e që lidheshin me pedofili.
Tanimë Prokuroria Themelore në Prizren është duke e hetuar rastin.
Në të kaluarën mësuesi nga Prizreni, Fazli Kikaj ka qenë i dënuar për veprën penale “kanosje”.
Zëdhënësi i gjykatës, Marcel Lekaj konfirmoi se ka qenë i dënuar me 3 muaj.
“Në evidencën penale, ndaj të pandehurit F.K., është I evidentuar një (1) rast me vendim të plotfuqishëm, për veprën penale Kanosja, nga neni 185 I Kodit Penal të Kosovës. Ndaj të pandehurit F.K., është shqiptuar Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohëzgjatje prej një (1) viti nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ka marrë formën e prerë (Plotfuqishmërinë) me datë 19.02.20216”, tha Lekaj.


