Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës eskaloi me gjuhën e tij denigruese dhe ofenduese.
Ai u dëgjua duke sharë me robë.
Ky moment ku dëgjohet duke thënë “a robt jav q….”.
Pas kësaj gjuhe banale të deputetin ka pas reagime të shumta.
Një reagim kundër Tahirit, e ka bërë edhe Nebihu, njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha.
Ai me ironi e ‘lutë’ Tahirin që mos të shajë pasi që, po e koritë historinë e tij me plotë sakrifica e drejtësi.
Në një postim në Facebook, Geci vazhdon ironinë e tij ndaj Tahirit, ku puet se ‘a e di çfarë burri je ti’?
Geci vazhdon duke i thënë ‘ma Abelard pashë Zoti se ke histori të madhe’.
“Ma pashë Drenicën që e deshte shumë! Pashë tokën e Kosovës, ma mos shajë o burrë!”, shkruan Geci ndër tjera.
Postimi i plotë:
Prej 2006 krimet duhet të hetohen që i bie prej vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugovës.
A’bilardi koka çartë krejt, edhe nanën e robt tu u’a shajt Kosovës, ma Bilard se marre a e di nga vjen ti, e a di çfarë burri je ti!
Ma Bilard se ke histori të madhe! Ma pashë Drenicën që e deshte shumë! Pashë tokën e Kosovës, ma mos shajë o burrë!
Ma o burrë se po e koritë historinë tane 15 vjeçare me plotë sakrifica e drejtësi!