Themeluesja e kooperativës “Krusha” ka treguar emrat e politikanëve që kanë blerë turshi në këtë ndërmarrje.
Hoti a treguar se ndër politikanët që I kanë blerë këto produkte janë ish-presidentja Atifete Jahjaga, e ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“Po i ka blerë presidentja Atifete Jahjaga, i ka blerë Kadri Veseli, ministrat deputete të gjithë. Kush ka ardhë në Krushë i kanë kërkuar prodhimet e tona dhe i kanë blerë”, tha ajo.
Më tutje, Hoti tha se prodhimet e tyre shiten në shtatë shtete të Evropës.
“Prodhimet e tona shiten në shtatë shtete të Evropës. Bazë e kemi Zvicrën, pason Gjermania, Austria, Franca, Italia e të tjera”, deklaroi Hoti.
Në histroinë e Fahrije Hotit është frymëzuar filmi “Zgjoi” i cili arriti të bëhej pjesë e kinematografisë botërore.
“Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes Hoti (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.