Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried e cila vizitoi Tiranën ditën e sotme ka folur për pozicionin e Serbisë duke mos iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian.
Donfried deklaroi se Serbia qëndroi në anën e duhur të historisë në fillim të marsit në votimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Ajo u pyet nga Zëri i Amerikës edhe për blerjet e armëve që Serbia ka bërë nga Rusia nëse përbëjnë ato apo jo një rrezik për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.
“Dhe, e përsëris, mendoj se çdo vendim që një vend merr në lidhje me blerjet e armëve është i informuar nga ai këndvështrim i gjerë mbi mënyrën se si duhet të jetë në vazhdim një marrëdhënie me Rusinë apo me Kinën. Po mjaftohem me kaq”, tha ajo.