Tmerrohen serbët pas paralajmërimit se Spanja do të hap zyrën në Prishtinë

Lajme

Tmerrohen serbët pas paralajmërimit se Spanja do të hap zyrën në Prishtinë

Nga: F. B. Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:00
Flamuri spajnoll

Spanja, së shpejti do të hap zyrën e saj në Prishtinë, gjë që synon ta bëjë edhe Greqia.

Spanja mund të nis rrugën për pranimin e pavarësisë së Kosovës, këtë e konstaton akademiku Fernando kunjo Santana që shtoi se shoqëria spanjolle e gatshme të shkon hap pas hapi duke mbështet pavarësinë e Kosovës, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Shkas për një konstatim të tillë është vendimi i Madridit që në Prishtinë të hapet zyra për lidhje.

Diplomati i karrierës Milisav Paiç, kryetar i rrethit të politikës së jashtme serbe thotë se zyra nuk do ndryshoj nga ajo që ka edhe Federata Ruse.

“Në këtë moment mendoj se duhet të kalojë shumë kohë para se të realizohet, lajmi nuk duhet të befasojë, Federata Ruse ka zyrën e vet në Prishtinë, e dini se nga atje janë dëbuar diplomatët rus. Ajo zyrë shërben për komunikim me pushtetin në Prishtinë. Së dyti me Prishtinën zhvillohet shkëmbim i caktuar tregtar, njerëzit udhëtojnë dhe zyra ka funksionin e mbrojtjes së tyre”, thotë ai.

Aleksandar Guxhiç, analist politik konsideron se shkas për këtë vendim të Spanjës është fakti se në pushtet është qeveria e majtë-liberale.

“Ka disa vite së fundi që bëhet presion ndaj Spanjës që të pranohet Kosova. Atë që bënë Spanja është e ngjashme me Greqinë. E shtyn aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe shkon hap pas hapi. Kështu ajo po bënë atë që ka bërë Greqia. Hapja e zyrës nuk thotë se Spanja e pranon pavarësinë e Kosovës, por hap zyrën për çështje praktike. Për të kuptuar pse bash tash Spanja hap zyrën krahas presionit amerikan duhet ta dimë kush është në pushtet. Aktualisht në Spanjë qeveria është e majtë-liberale, kjo fal votave të baskëve por edhe popujve tjerë që kanë lëvizje separatiste në Spanjë”, thotë analisti politik.

Gazetarin Goran Angjelkoviç e la interesuar nëse ky hap i Spanjës hap çështjen e Katalonisë, gjë që sipas Guxhiç nuk do të jetë rast.

“Spanja është vend i fuqishëm, nuk besoj se kjo do të hap çështjen e Katalonisë. Ndonëse mund të vazhdohet presioni në vendet tjera anëtare që të pranohet Kosova, kjo sigurisht do ndodhë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat