Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ka qëndruar dy vjet e gjysmë me ish kreun e shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiqin në Hagë.
Pas kësaj deklarate të Limajt ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Përmes një postimi në Facebook, Miftari pyet se çfarë i ka thënë Jovica Stanishiqi në Hagë.
“Komandant Çeliku s’po tregon kur ju e lavdonit veten se e keni mundur ushtrinë, policinë dhe UDB-në serbe, çka ju ka thanë juve disave të burgosurve të Hagës, shefi i UDB-së, Jovica Stanishiqi? E për vëllain e liderit të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe informatorëve në UÇK, çka ju tha..... a jau msheli!”, shkruan Miftari në Facebook.