Aktivisti shqiptaro-zviceran: Partitë politike në Kosovë po e përçajnë diasporën

Lajme

Aktivisti shqiptaro-zviceran: Partitë politike në Kosovë po e përçajnë diasporën

Më: 5 maj 2022 Në ora: 10:06
Osman Osmani

Në datën 5 6 dhe 7 maj, në Kosovë do të qëndrojë një delegacion nga subjekti i dytë më i madh në Zvicër.

E për arsyet e vizitës nga Partia Socialdemokrate, ka folur, Osman Osmani, anëtar i këtij subjekti, njëherësh aktivist politik shqiptaro-zviceran.

I njëjti, ka thënë se qëllimi i vizitës së kryesisë së këtij subjekti, është përafrimi i politikave mes dy shteteve, sidomos në mundësinë e kontributit të diasporës, dhe përfshirjen e tyre në jetën institucionale e ekonomike.

Osmani, ka folur edhe për aktivitetin partive politike kosovare në diasporë. Sipas tij, subjektet politike të Kosovës po bëjnë përçarje dhe nuk po ndikojnë në unifikim të diasporës kosovare.

Pasi, po krijojnë grupe, vetëm për interesa personale të votave, e jo për të mirën e përbashkët. I njëjti, ka kërkuar me ngulm ligjin që ua mundëson që të votojnë nëpër konsullata.

Ndërkohë, anëtarit të Partisë Socialdemokrate në Zvicër emërimi i dy figurave të ardhura nga diaspora shqiptare, Donika Gërvallës si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe e Armend Mehaj si ministër i Mbrojtjes, nuk përfaqësojnë edhe zgjedhjen demokratike dhe unitetin e diasporës.

Osman Osmani, tha se Kosova duhet të organizoj edhe diasporën, që përfaqësuesit e saj në institucionet e Kosovës, të shprehin vullnet unifikues të tyre.

Pavarësisht kësaj i njëjti beson se ky veprim i Qeverisë Kurti, sa do pak është një hap i mirë, në rrugën drejt inkuadrimit të diasporës në jetën institucionale në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat