Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Christine Lambrecht, do ta vizitojë sot Kosovën.
Ajo do të pritet nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Takimi do të fillojë nga ora 16:00, njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klankosova.tv
E para e mbrojtjes gjermane dje zhvilloi një vizitë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, ku ka takuar ministrin e Mbrojtjes së këtij vendi, Sifer Poxhiq.
Po ashtu ajo ka takuar edhe komandantin e forcave paqeruajtëse (EUFOR), Anton Wessely.
Fokusi i këtyre takimeve do të jetë në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor.