Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët , më saktësisht në një resho elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil i cili është tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Ndërsa familjari i dyshuar sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.