Rada Trajkoviq reagon për qëndrimin e Kurtit në negociata me Serbinë

Lajme

Rada Trajkoviq reagon për qëndrimin e Kurtit në negociata me Serbinë

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:22
Rada Trajkoviq

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas takimeve të djeshme në Berlin dhe pas darkës në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në të cilën mori pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Trajkoviq ka thënë se që negociatat të jenë të suksesshme atëherë kryeministri Kurti duhet të ulë vetëvlerësimin e tij, meqë sipas Trajkoviqit shefi i Qeverisë kosovare po sillet sikur “Serbia të jetë shkëputur nga Kosova dhe jo anasjelltas”.

“Ai po sillet me një ngurtësi të tillë, saqë dikush do të mendonte se Serbia u shkëput nga Kosova dhe jo anasjelltas.

Nëse një sjellje e tillë vlerësohet, separatistët tjerë ndoshta do të inkurajohen”, ka shkruar Trajkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat