‘Çartet’ Vuçiq, paralajmëron Kosovën: Ne do të tregojmë dhëmbët, nëse ndodhë kjo gjë!

Lajme

‘Çartet’ Vuçiq, paralajmëron Kosovën: Ne do të tregojmë dhëmbët, nëse ndodhë kjo gjë!

Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:57
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nëse Prishtina e shkel marrëveshjen e Uashingtonit, përgjigja e Beogradit do të jetë e fortë.

Sipas tij, Kosova do ta shkel këtë marrëveshje, përmes aplikimit në Këshillin e Evropës, që planifikohet së shpejti.

“Është detyrë e jona që ta mbrojmë shtetin tonë dhe Kushtetutën. Përgjigja jonë do të jetë më e fortë se që ata mendojnë. S’ka të bëj me armë, por për një ofensivë diplomatike dhe politike, asgjë më shumë, por ne do të tregojmë dhëmbët”, ka thënë Vuçiq në një adresim para qytetarëve serbë.

Vuçiq, po ashtu, ka folur edhe për incidentet e shpeshtuara në Kosovë, por nuk ka përmendur sulmet mbi policinë e Kosovës që vinin nga territori serb.

Sipas tij, që nga ardhja e Kurtit në qeveri, sulmet ndaj serbëve të Kosovës janë rritur për 50%. 

Vuçiq ka akuzuar Prishtinën gjithashtu se nuk do dialog me Beogradin. Sipas tij, ajo që ndodhi në Berlin ishte vetëm një tentim për rikthim në dialog. 

Ai, duke aluduar në Kurtin, ka thënë po luan rolin e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, “pa i bërë askush asgjë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat