Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, është pritur në Beograd nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Në faqen e Manastirit të Deçanit thuhet se ndër temat mes tyre kanë qenë edhe Kosova dhe situata në Ukrainë.
“Është thënë po ashtu se sot dialogu dhe paqja janë më të rëndësishmet dhe të nevojshme në çdo vend, veçanërisht në Ukrainë”, thuhet në njoftim.