Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harçenko ka deklaruar se presionet ndaj Serbisë janë të pabesueshme, bëhet fjalë për “presione brutale, konkretisht rrotullim dore dhe përpjekje për ngufatje të vullnetit të saj me injorim të tërësishëm të interesave të saj, duke luajtur rolin e avokatit të saj”.
"Ne shkëlqyeshëm e kuptojmë presionin e pabesueshëm të perëndimit ndaj Beogradit dhe pozitën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia. Natyrisht vlerësojmë lartë vijën parimore që ruan me mospranimin dhe mos vendosjen e sanksioneve”, tha ai për “Politika”.
Ai theksoi se “nuk ka dhe nuk mund të ketë ndryshim pozicioni ndah Federatës Ruse ndaj çështjes së Kosovës”.
"Ne nuk e pranojmë Kosovën dhe mbështesim aktivisht Beogradin në forumet ndërkombëtare, para së gjithave në KS të OKB-së. Çdo gjë thuhet për ndryshimin e qëndrimit rus rreth kësaj është përpjekje me qëllim prishjen e raporteve mes Moskës edhe Beogradit dhe që Serbia të përkulet masave kundër ruse”, tha Harçenko duke komentuar deklaratën e Putin ku ka cituar vendimin e GjND-së për Kosovën.
Duke fol për energjetikën, ambasadori rus tha se Moska pret bisedimet për gazin rus me Serbinë “andaj nuk mund të vrapojmë para mineralit, por besoj se ata do të udhëhiqen në mënyrë të pranueshme, duke parë situatën aktuale në treg dhe faktin se Serbia është vend mik”.
"Kur përmblidhen dy aspekte, mendoj se do gjendet mesi i artë që do ju përgjigjet interesave ruse edhe serbe”, tha Harçenko.
Në pyetjen nëse gazi mund të paguhet me dinar, ai tha “do të shohim tutje si do bëhet”.
"Kjo do të jetë rezultat i bisedimeve edhe pajtimit mes dy qeverive edhe 'Gaspromit' edhe 'Srbijagasit'. Unë do vendosja këtë në gjerësi dhe tërësi dhe jo vetëm në disa sektor, ku shohim perspektivë dhe kalim në pagesa aktive në valutat nacionale”, tha ai.