Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka vizituar ish-presidentin e Kosovës I cili aktualisht gjendet ne Hagë.
Rama është deklaruar pas takimit, duke thënë se “ishte një çmallje, e nevojshme”.
”Presidentin Thaçi e gjeta në topformë, i bindur mbase edhe më shumë sesa e kam takuar përpara se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të UÇK-së dhe të udhëheqësve të UÇK-së”.