Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të marrë pjesë në një darkë joformale në Bruksel.
Darke kjo e organizuar nga ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borell, për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe do të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe pasojat e agresionit rus në ekonominë evropiane.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë për Tanjug se kjo është një darkë tradicionale, e organizuar një herë në vit nga Borrell.
Para darkës së përbashkët, Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shkruan Kosovoline.