Një lajm i keq për Serbinë ka ardhur nga Brukseli, raportojnë mediat në Beograd.
“Përkatësisht, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nesër do të paraqesë kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina e shkeli përfundimisht, pas Brukselit, marrëveshjen e Uashingtonit”, raportojnë mediat serb.
Po ashtu këto media, nën siglën e lajmit urgjent, raportojnë se tash e tutje vetëm vendet që iu kanë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, mund të marrin pjesë në takimet ku do të diskutohet për politikën evropiane të sigurisë.
Sipas “Blic”, presidenti i Serbisë pritet të thërras urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, derisa takimi i Vuiqit me komisionerin Varhelji në Bruksel sapo ka filluar.
Në Bruksel sonte pritet të mbahet darka joformale e liderëve të Ballkanit Perëndimor e shtruar nga shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. Në këtë darkë, Kosova përfaqësohet nga shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, pasi që Kurti dhe Osmani janë në vizitë në SHBA.