Vuçiqi paralajmëron “përgjigje serioze” në rast se Kosova aplikon për anëtarësim në KE

Lajme

Vuçiqi paralajmëron “përgjigje serioze” në rast se Kosova aplikon për anëtarësim në KE

Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:03
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “përgjigje serioze” për Kosovën në rast se aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me  komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, në Bruksel.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë. Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiq.

Ai është pjesëmarrës në darkën joformale të organizuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, të mërkurën mbrëma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat