Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhei, është deklaruar pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Ai në Twitter ka publikuar fotografi nga takimi.
“E urova presidentin Vuçiq për rizgjedhjen. Diskutuam për pasojat e luftës në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm drejt përparimit të Serbisë në negociatat e anëtarësimit me BE-në.
“Reformat duhet të vazhdojnë”, ka shkruar Varheji në Twitter.