Kosova sot ka aplikuar në KE.
“Nuk do të befasohesha po qe se Beogradi në mënyrë të heshtur t’ia ketë dhënë Kosovës pajtimin se nuk do ta sabotojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ndonëse për këtë nuk kam dëshmi”, ka deklaruar për mediet serbe ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Goran Bogadonoviq.
Bogdanoviq, i cili poashtu ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Serbisë, ka dyshime se Beogradi zyrtar, siç thotë ai, në dhjetë vitet e fundit ndryshe deklarohet dhe ndryshe vepron.
Edhe Marko Jakshiq, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të vrarë të serbëve veriut, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se nuk do të dorëzohej kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga pala kosovare pa e pasur një sinjal të qartë se nuk do të sabotohet nga Beogradi.