Mediumi serb, nova.rs ka shkruar se në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurisë së Serbisë është vendosur që mos të sanksionet shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës.
Siç mëson nova.rs, nuk ka lëvizje prej vendimit të mëparshëm, i cili ishte marrë muaj më parë.
Atëkohë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se nuk do t’i vendosin sanksione shtetit rus ashtu siç kërkon Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Nikola Selakoviq pretendon se katër shtete ia kanë komunikuar përmes notës verbale se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj duke përfshirë emrat e shteteve për të cilat pretendon ai.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia bënë njoftime të tilla duke tentuar të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndryshe, dje edhe zyrtarisht Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.