Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se konkursi për vitin akademik 2023-2024, tashmë është hapur, duke ua hapur kështu rrugën studentëve tanë për studime Master në institucione prestigjioze amerikane.
Nagavci ka shkruar në Facebook se këtë vit me nënshkrimin e memorandumit të ri, kanë dyfishuar fondet për këtë program të rëndësishëm të shkëmbimit akademik ShBA-Kosovë duke rritur numrin e përfituesve dhe zgjeruar bashkëpunimin akademik, i cili ndikon në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
“Do të ofrojmë mbështetjen e plotë gjithmonë për të përgatitur gjenerata që do të marrin përsipër zhvillimin e Kosovës.
Prandaj, uroj që të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të ktheheni të përgatitur për ta marrë në duar të ardhmen tonë. Inkurajoj studentët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për bursa deri më 31 maj 2022”, ka shkruar ajo.