Një vajzë 11-vjeçare paraditen e së martës ka rënë në lumin Bistrica në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, ajo është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës, por që është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, tha Rugova.
Tutje, ai bëri të ditur se njësitet policore po merren me rastin për të kuptuar se si erdhi deri te kjo.