Evxheni Thaçi-Dragusha, mbesa e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shkruar për vdekjen e mjekut Ali Thaçi.
“Na ke lënë vetëm kujtime të mira. Ishe një familjar, doktor e atdhetar shembullor.
Pusho i qetë axhi Ali!”, shkroi ish-deputetja e PDK-së në një fotografi të postuar në “InstaStory”.
Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Ali Thaçit.