Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq , do të marrin pjesë në aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë.
Siç thuhet në njoftimin për media, ky aktivitet do të mbahet sot në orën 16:30 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Ndryshe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, të mërkurën nisi vizitën dy ditore në Kosovë, që është e para në karrierën e tij të gjatë politike.
Presidentja Vjosa Osmani, ishte nikoqirja e parë e mysafirit nga Podgorica, të cilin e priti me ceremoni shtetërore.