Janë publikuar fotografitë e 12 vjeçarit të vrarë gjatë kohës së luftës në Kosovë nga forcat serbe.
Shemisu 12 vjeçar, ishte vrarë në fshatin Krajkovë të Drenasit në vitin 1998.
Ai u vra pas shpinës nga forcat serbe.
Kështu shkruan Esat Shala, koleksionuesi i fotografive dhe videove të luftës së fundit në Kosovë.
Ai thotë se Shemisu u vra pak metra para se të takonte babain e tij, teksa ishte duke i dërguar ujë në mal.
Postimi i plotë:
Shemsiu 12 vjeç derisa po shkonte m’i dërgu ujë babait të tij në mal, rruga e tij u ndërpre pak metra para se të takonte babain e tij për herë të fundit.
Shemsiu u vra pas shpine në fshatin tim Krajkovë në tetor të vitit 1998 nga dora gjakatare serbe në kohën kur ishte armëpushim.
Shokun tonë të shkollës do ta kujtojmë terë jetën😥


