Brendi i njohur amerikan, BURGER KING i cili operon edhe në Kosovë, tani ka befasuar me ofertat te cilat nuk dukën se janë të koordinuara mirë, ose edhe mund të jete një “mashtrim” me çmimet të cilat lexuesit tanë i kanë dërguar në redaksi.
Oferta apo mashtrim, si mund ti thuash një skandali ne Burger King, ofertat janë te shumta, por duhet te keni kujdes kur i paguani ato, sepse mund te ndryshoje gjithçka kur te shtypet kuptoni fiskal dhe çmimi mund te ndryshoj nga ajo qe ju e shini ne ofertat Burger King.
Oferta është 4 Chicken Nuggets vetëm një (1) euro, mund te porositesh dhe te paguash një(1) euro, por nëse kësaj sasie ja shtone vetëm dy (2) Chicken Nuggets më shumë, atëherë duhet te paguash 2.49 euro, dhe çmimi është 1.49 euro më i shtrenjtë, por për çudi, nëse i shton dhe dy Chicken Nuggets dhe i bënë porosinë për tetë (8) Chicken Nuggets çmimi është 2 euro.
Lidhje me ketë kosova info ka kontaktuar edhe Burger King Kosova, te cilët nuk janë përgjigjur pyetjeve tona.