Lija e majmunit|/ Ja shenjat, të mbrojtur më shumë të vaksinuarit nga lija

Lajme

Lija e majmunit|/ Ja shenjat, të mbrojtur më shumë të vaksinuarit nga lija

Më: 20 maj 2022 Në ora: 22:27
Ilustrim

Lija e majmunit është një tjetër sëmundje infektive që po përhapet në Evropë që nga fillimi i muajit maj, si fillim në Britani, Portugali, Spanjë dhe së fundmi edhe në Itali.

Është sëmundje e kafshëve, por përhapet edhe te njerëzit nëpërmjet kontaktit, duke shfaqur temperaturë, ethe dhe fluska të mbushura në lëkurë.

Nuk është sëmundje seksualisht të transmetueshme, por rastet e Anglisë janë kryesisht meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. .

Lija e majmunit ka një vdekshmëri më të lartë edhe se sa Covid 19.

“Nëse Covidi e kishte 4% vdekshmërinë, lija majmunit e ka 6 %”.

Mjeket thonë se nuk ka vend për panik, madje të gjithë ata që kanë lindur para viteve ‘80 janë të mbrojtur pasi janë vaksinuar ndaj lisë, por më pas vaksinimi u ndërpre.

Lija e majmunëve është një sëmundje që haset në Afrikë por përherë të pare ajo po përhapet në Evropë dhe në vende te tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat