Humanisti Halil Kastrati ka pranuar në Shtëpinë e të moshuarve edhe një banore të re.
Një loke, e cila si duket ishte e vetmuar ka thënë se nuk ka pasur as me hanger e as me pi.
Kastrati ka shkruar në rrjetin social facebook, se ajo ka fjetur në mal.
Sipas tij, rrëfimi i lokes të shtin në dhe për së gjalli.
Postimi i plotë i Halil Kastratit:
Ahhh loti i tyre😢😢😢
“O bre kam fjet në mal, as s’kam pasur të ha e as te pi, u tutsha edhe me fjet se mos po më han najsen”😢
Historia shumë prekëse e banores më të re në Shtëpia e të moshuarve "Jetimat e Ballkanit" së shpejti me video.
Rrëfimi i saj me të shti në dhe për së gjalli.
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!