Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Suharekë.
Media mëson nga burime të sigurta se sonte është sulmuar me armë zjarri pranë shtëpisë, drejtori i kompanisë “AgroKosova Holding” e cila është nën administrimin e AKP-së, Bekim Krasniqi.
Ndryshe ditë më parë, drejtori i kompanisë Bekim Krasniqi ka denoncuar në Polici shtatë persona pasi e kishin kërcënuar që do të “kërset plumbi”, pasi të njëjtit kishin livruar një pronë e cila i përket kompanisë “AgroKosova Holding”.
Sipas Policisë së Kosovës nuk ka persona të lënduar, kurse njësiti po merret me hetimet.
IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/24/auto_282343787_421090446203977_4699822610274766076_n1653423844.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/24/auto_283383370_704077870811122_8580085966613797946_n1653423846.jpg)