​Policia nuk e di motivin e ngjarjes tragjike në veri të Mitrovicës

Lajme

​Policia nuk e di motivin e ngjarjes tragjike në veri të Mitrovicës

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në veri të vendit ku një anëtar i një familjeje i mori jetën babait dhe vëllait të tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, duke sqaruar për KosovaPress rastin tragjik ka thënë se policia është duke punuar akoma për zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

Radoviq: Jemi duke punuar për zbardhjen e ngjarjes

“Më datë 27.05. në orët e mëngjesit, përkatësisht në ora 05:55 ka ndodhur një incident tragjik në banesën e personit me inicialet B.M. në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicën Veriore, dhe Akoma nën rrethana të pasqaruara, ka ardhur tek rasti i vrasjes së rëndë, ku i dyshuari me inicialet M.B. I lindur më 1993, ka goditur disa herë me thikë dhe ka privuar nga jeta anëtarët e ngushtë të familjes së tij, vëllain me inicialet B.U. dhe babain me inicialet M.B. I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe gjendet nën kontrollin policorë.

Hetimet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të prokurorisë në veri të Mitrovicës, derisa ekipet e hetuesisë të regjionit Mitrovicë Veri kanë marrë të gjitha masat me qëllim të zbardhjes së motivit të kësaj ngjarje”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat