Një lajm i dhimbshëm vjen nga Podujeva, ku vogëlushja Diona Bajgora ka vdekur në moshë të re.
Lajmi është bërë i ditur nga familjari i të ndjerës, profesori llapjan, Arton Bajgora.
Ai ka theksuar se nesër do të njoftojnë rreth kohës së varrimit.
Njoftimi i plotë nga Arton Bajgora;
“Me pikëllim të thellë, të dashur miq e familjar ju njoftojmë se ndërroi jetë vajza jonë
Diona (Arben) Bajgora. Varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e shtunë. Për orën e varrimit do të njoftojmë nesër”, ka shkruar Bajgora.