Një vrasje ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, në të cilën 30 vjeçari, Gazmend Hyseni mbeti i vrarë në rrugën “Rexhep Bislimi”, shkruan Insajderi.
Gazeta mëson se personi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë njihej me nofkën “Strella”.
Ndërkaq, dorasi është Qendrim Januzi, të dytë kishin hasmëri që prej vitesh.
Burimet konfirmojnë se Hyseni kishte lidhje me reperin Buta në një periudhë kohore por pas disa konfliktesh, rrugët e tyre u ndanë.
I njejti, kohët e fundit u shoqërua me reperin tjetër kosovar, Fero i cili dihet se është në “luftë” me Butën.
Miqësia mes “Strellës” dhe Feros konfirmohet edhe nga postimi i fundit i artistit në Instagram.