Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.
Gazeta Insajderi mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella.
Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.
Burime të medias konfirmojnë se Hyseni kishte lidhje me reperin Buta në një periudhë kohore por pas disa konfliktesh, rrugët e tyre u ndanë.
I njejti, kohët e fundit u shoqërua me reperin tjetër kosovar, Fero i cili dihet se është në “luftë” me Butën.
Miqësia mes “Strellës” dhe Feros konfirmohet edhe nga postimi i fundit i artistit në Instagram.
I cili ka shprehur ngushëllime për mikun e tij “Allahu në xhenet vlla”.