Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës që ishte në opozitë u bë i famshen me shprehjen “Amelika, Amelika”.
Atëhere ai nënkuptonte si të tillë, të gjithë të korruptuarit dhe hajnat të cilët kundërshtonin kritikët e tyre duke bërtitur emrin e vendit të madh të lirive dhe duke i etiketuar ata si anti -amerikanë.
Të njëjtën koncept e ka rimarë sot edhe kryetari i porsa zgjedhur i PD, Sali Berisha në fjalën që ka mbajtur në mbledhjen e Këshillit të ri kombëtar kë kësaj partie.
“Ata që vjedhin gjithë ditën dhe pastaj bërtasin Amerika Amerika” ka thënë Berisha duke folur për qeveritarët që kanë si axhendë grabitjen e vendit, duke e fshehur këtë pas retorikës së shpalljes non garat nga SHBA të kryeopozitarit.