Sa nënshkrime janë mbledhur në peticionin e zyrtares së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme

Sa nënshkrime janë mbledhur në peticionin e zyrtares së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Mbi 3 mijë e 600 nënshkrime janë mbledhur deri tash në peticionin për liberalizimin e vizave për kosovarët, të nisur nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.

Peticioni i nisur në change.org, ka qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma parë.Në arsyetimin e iniciativës thuhet se qytetarët e Kosovës s’duhet të jenë më të izoluar.

“Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda.

Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite.

Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.

Nismën e Schneerberger e ka përkrahur edhe ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Lunacek.Lunacek ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE.

“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem nënshkruajeni dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat