Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Haziri ka shkruar se Gjilani do ta kujtojë me pietet Nishanin i cili ishte edhe qytetar nderi i kësaj komune.
“Na paska lënë ish-presidenti i shqiptarëve dhe miku im i madh, Bujar Nishani. Kosova, e në veçanti Gjilani do ta kujtojnë përgjithmonë me pietetet më të larta për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e treguar institucional.
Lavdi përjetë President i shqiptarëve dhe Qytetar Nderi i Gjilanit”, ka shkruar Haziri.