Kreu i SPS dhe Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq ka fol në “TV Kurir” për situatën aktuale globale, raportet ndërkombëtare që me dekada nuk kanë qenë në krizë si tash, që Serbia po e provon në lëkurën e saj, duke përmendur takimin në Kretë, ku e ka quajtur turp kërkesën për njohje të Kosovës dhe ku ka marr përgjigje se ju (serbët) jeni popull gjenocid, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Vendi ynë ndodhet nën presione të jashtëzakonshme për të vënë sanksione ndaj Rusisë dhe në të njëjtën kohë nuk merr kurrfarë garancie për përshpejtimin e procesit të bashkëngjitjes në BE, shprehet ai.
Kreu i Kuvendit të mandatit të kaluar Daçiq në emisionin e mëngjesit në TV Kurir e petur nga gazetarja Olja Lazareviç ka fol edhe rreth takimit të komitetit për çështje politike e demokraci të Kuvendit të Këshillit të Evropës mbajtur në Kretë dhe polemikave të zhvilluara aty.
“Kam qenë në shumë takime, gjithë ditën ka pasur shqyrtim të situatës në Ukrainë, shqyrtim të pjesës turke të Qipros dhe zjarrtë është folur për integritetin territorial. Pastaj kalohet në pikën dy të rendit të ditës, ku bëhet ftesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës” tha ai, duke shtuar se reagoi.
Unë paraqitem për diskutim, thotë Daçiq dhe ju them “ Si nuk ju vjen turp? Gjithë ditën flisni për integritetin territorial, e nuk keni turp të shkelni integritetin territorial të anëtarit fuqiplotë të juaj? Vendit që është i pranuar ndërkombëtarisht”.
Daçiq pranon se ata i kanë thënë: " Ju? Po ju jeni një popull gjenocid. Ju ata i keni shkatërruar me gjenocid ". Këtë e thonë ata që na kanë shkatërruar edhe po na shkatërrojnë në të gjitha luftërat deri tani. Çka tash duhet të themi ne”ju lumtë”? Nuk mund të ju themi ju lumtë, aty është çështja” tha Daçiq.