Petkoviq: Problemi më i madh i Kurtit është Vuçiqi

Lajme

Petkoviq: Problemi më i madh i Kurtit është Vuçiqi

Më: 30 maj 2022 Në ora: 12:35
Petar Petkoviq

Edhe drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, nuk u vonua ta mbrojë shefin e tij prej çdo lloj kritike.

Ai i ka porositur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se “do të ishte më mirë që ai të sigurojë ushqim dhe ngrohje për shqiptarët e Kosovës në vend se të sulmojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili arriti të negociojë më të mirën për qytetarët e Serbisë”.

Petkoviq ka shkruar në Twitter se Kurti, “pas një udhëtimi të pasuksesshëm në Shtetet e Bashkuara, është i shqetësuar për shkak të marrëveshjes së arritur nga Vuçiq përmes telefonit”.

“Pas një udhëtimi të pasuksesshëm në SHBA, Albin Kurti shqetësohet kur Aleksandar Vuçiq arrin të negociojë më të mirën për popullin e Serbisë përmes telefonit. E dimë se Vuçiqi është problemi më i madh për të”, ka pretenduar Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat