Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon do të qëndrojë nesër për vizitë në shtetin tonë.
E gjatë ditës së sotme, Cramon ka drejtuar një mesazh të qartë për Serbinë, pasi kjo e fundit edhe njëherë u pozicionua kundër perëndimit, e pro Rusisë.
Sipas saj, duhet të vendoset “në anën e kujt je, si dhe se nuk është mirë të jesh në anën e Putin-it, pra në anën e gabuar të historisë”.
“Unë mendoj se ai (Vuçiq) është i vetëdijshëm se varësia nga Rusia nuk është e shëndetshme dhe e mirë për ekonominë serbe, se lufta është, le të themi, një manovër e rrezikshme, nuk është mirë të jesh në anën e Putin-it, apo në anën e gabuar të historisë. Jam i sigurt se kemi rënë dakord për atë që është rënë dakord për këtë çështje”, tha Viola von Cramon pas një bisede të zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kjo deklaratë e Viola von Cramon ka nxitur reagimin e Ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin.
“Nëse ka një komb që nuk ka qenë kurrë në anën e gabuar të historisë, ai është serbët. Prandaj është për t’u habitur që Viola von Cramon guxoi t’u jepte serbëve mësime se ku është ana e vërtetë e historisë. Serbia është në anën e saj, në anën e së drejtës ndërkombëtare, siç ishte në vitin 1999. Serbët kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe kjo nuk mund të thuhet kurrë për njerëzit e zonjës Viola von Cramon”, tha Vulin për mediat serbe.