Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha, thotë se fëmijët e komuniteteve janë të përjashtuar nga pothuajse çdo fazë e jetës.
Berisha tha se për këtë përgjegjësia bie mbi institucionet dhe drejtorët e shkollave.
“Fëmijët e komuniteteve janë pothuajse të përjashtuar nga secila fazë e jetës që bart kryesisht në mënyrë institucionale dhe çkado që flasim, përgjegjësia bie mbi ne, mbi institucionet, mbi ne si individ qoftë edhe si individ, edhe si mësues, si drejtor shkollave, na bie barra e përgjegjësisë”, tha ai në Teve1.
Përfaqësuesi i komunitetit egjiptian në Kosovë theksoi se në klasat e shkollave ka ende raste ku fëmijët veçohen vetëm me pjesëtarë të komuniteteve.