Pasi u betua si president, Vuçiq pritet të takohet me Lajçakun

Lajme

Pasi u betua si president, Vuçiq pritet të takohet me Lajçakun

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 13:16
Aleksandar Vuçiq dhe Miroslav Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka kumtuar të enjten presidenca në Beograd, ka raportuar agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ky takim do të jetë në kuadër të Forumit “GLOBSEC 2022”, që mbahet në Bratislavë.

Aty Vuçiq pritet të jetë një nga folësit në panel.

I pari i Serbisë është betuar për ta marr mandatin e tretë si president.

Por është betuar në një kushtetutë që Kosovën e konsideron “pjesë të saj”, diçka që bie ndesh me kërkesat perëndimore drejtuar Beogradit që Kosovën ta largojnë si pjesë të kushtetutës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat