Tentim-vrasja, flet për herë të parë drejtori i “AgoKosova”: Ndihem i pasigurt, policia nuk po më ofron mbrojtje

Lajme

Tentim-vrasja, flet për herë të parë drejtori i “AgoKosova”: Ndihem i pasigurt, policia nuk po më ofron mbrojtje

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Drejtori i “AgroKosova Holding”, Bekim Krasniqi ka folur lidhur me tentim-vrasjen që iu bë të premten e 24 majit.

Krasniqi ka thënë se po ndihet i pa sigurt të jetojnë në shtëpinë e tij, në fshatin Shirokë të Suharekës aty edhe ku u sulmua në orët e mbrëmjes.

Ai konfirmoi se ka kërkuar edhe mbrojtje nga organet e sigurisë por që nuk iu është ofruar.

“Unë nuk e ndjej vetën të sigurt me jetu në atë vend ku jetojë, sinqerisht po e them derisa ka atentate për me më vra mua, kush më garanton që nesër pasnesër nuk ka me më ndodh kurgjo. Unë edhe përmes imellit kam kërkuar prej Policisë me më ofru mbrojtje, ju thashë kështu është puna duhet një mbrojtje me na ofru mirëpo ajo çka është ofru prej anës së policisë së Kosovës ka qenë shpeshtimi i patrullimeve me i shpeshtu në atë zonë, por mbrojtje diçka pak më të afërt nuk kam marrë kurgjo prej tyre “, tha ai.

Drejtori i “AgroKosova Holding”, është shprehur i zhgënjyer me mënyrën e trajtimit të rastit të tij nga ana e Policisë së Kosovës. Për çka edhe jep detajet.    

“Unë tanimë deklaratën e kam dorëzuar në Polici. Në fillim policia u silleshin në mënyrë interesante thoshin që jo nuk ka fakte jo ajo kjo. Ku po do fakte më shumë se plumbi dhe cilin drejtim ka ikur ai zotëria që ka dashtë me më vra”, u shpreh Krasniqi për Insajderin.

Ai thotë se të gjitha dëshmitë e nevojshme i ka dorëzuar në polici.

“Normal që unë i kam dyshimet e mija dhe i kam treguar Policisë dhe janë bashkëngjitur në raport, ata janë duke e kry punën e vet. I kanë marrë video-incizimet prej shtëpisë time që i kanë kamerat. I kanë marrë edhe video-incizimet e tjera në zonën industriale”, u shpreh ai.

Krasniqi në rrëfimin e tij ka deklaruar se dëshmitë mund të shihen me sy, nga grithet që i janë shkaktuar murit të ballkonit nga shkrepja e plumbave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat