Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe se dy marrëveshje sipas tij, janë shumë afër për t’u arritur.
“Besoj se nuk jemi larg arritjes së marrëveshjes për personat e pagjetur dhe energjinë”, tha Vuçiq.
Për personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë ka kohë që bisedohet, sikurse edhe për furnizimin e komunave veriore me energji, e të cilët serbët nuk e paguajnë tash e 22 vjet.
Vuçiqi po ashtu ka lutur shtetet perëndimore të mos i bëjnë presion për t’i vënë sanksione Rusisë.
Ai tha se vendi i tij është i varur nga gazi i Rusisë si dhe i ka borxh këtij vendi dhe Kinës “për qëndrimin e tyre për çështjen e Kosovës”.