Dje në disa pjesë të Kosovës ka mbajtur mot i keq, me shi, vetëtima e bubullima, ku për pasojë mbeti i vdekur 55-vjeçari nga Prizreni, Rexhep Vezaj, i cili u godit nga rrufeja.
55-vjeçari vdiq tragjikisht, derisa po mblidhte sanë me traktor.
Fqinjët e viktimës i ofruan atij ndihmën e parë, derisa më pas u dërgua në spital, megjithatë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai humbi jetën.
Gazeta mëson se i ndjeri ka qenë edhe ish-luftëtar i UÇK-së.
Përveç familjarëve viktima është përkujtuar edhe nga shokët e luftës.
“Të pushoftë shpirti në parajsë bashkëluftëtari ynë i UÇK-së”, ka shkruar njëri nga ta në Facebook.
Me urdhër të Prokurorit rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.
Ndërkaq, familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri do të varroset sot, më 03.06.2022, në kohën e “ikindisë”.