Një nga pesë shtyllat e fesë islame është edhe shkuarja në Haxh e besimtarëve mysliman.
Haxhi është pelegrinazhi vjetor që bëhet nga myslimanët në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.
Ai zhvillohet gjatë muajit Dhu al-Hixhah, i cili është muaji i fundit i kalendarit islamik.
Çdo vit, miliona myslimanë nga e gjithë bota bëjnë udhëtimin për në Mekë nga e gjithë bota. Por kosovarët të cilët duan ta kryejnë këtë obligim fetar do të paguajnë çmime marramendëse.
Derisa, më herët, çmimi për aranzhim të vizitës në Haxh ka qenë 4100€, Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që këtë vit çmimi të jetë 5700€.
Kjo është bërë e ditur nga BIK.