Gazetari shqiptar në Serbi: Vizita e Lavrovit në pikëpyetje, shkak ndalesat evropiane për fluturime

Lajme

Gazetari shqiptar në Serbi: Vizita e Lavrovit në pikëpyetje, shkak ndalesat evropiane për fluturime

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 18:24
Sergei Lavrov

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se vizita e kryediplomatit rus, Sergej Lavrov, në Serbi është në pikëpyetje për shkak të ndalesave evropiane për fluturime nga Rusia.

“Ajo që vihet në pikëpyetje është se si do të arrijë Lavrov në Serbi pasi avioni i tij do të kalojë nëpër disa vende që ua ka ndaluar fluturimet prej Rusisë. Madje, kjo vizitë është në pikëpyetje se a do të bëhet e këtë e tha edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot”.

Seferi, në “Info Magazine” në Klan Kosova, tregoi se Lavrov ka shkuar shpesh në Beograd, veçse kjo vizitë dallon shumë nga të tjerat.

“Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka ardhur në Beograd shumë shpesh, por ajo që dallon kësaj radhe është se tani shumë zyrtarë rusë nuk mund të shkojnë në Evropë. Por, ata mund të shkojnë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe kjo mund të shihet si një favor të Rusisë”.

Seferi, mes tjerash, vlerëson se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjendet në pozitë të palakueshme pasi vizita e Lavrovit i paraprinë asaj të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe se presioni i Evropës karshi Serbisë do të rritet.

“Kjo vizitë më shumë i shkon në favor Rusisë sesa Serbisë. Madje, kjo vizitë u kundërshtua edhe disa anëtarë të partisë së Vuçiqit që janë pro vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë. Duke që Rusia është duke tentuar që të vazhdojë ndikimin e saj në Ballkan dhe kjo vizitë bëhet edhe para formimit të qeverisë në Serbi. Vuçiq do të përballet edhe në takimin me Scholz dhe Parlamentin e Evropian ku do t’i kërkohet që në mënyrë të drejtpërdrejt të vendos sanksione ndaj Rusisë. Vuçiq gjendet në një pozitë të palakmueshme – pasi ka shumë presion për vendosje të sanksioneve”.

“Kjo vizitë nuk do të shihet me një mëshirë nga zyrtarët evropianë pasi qon mesazh politikë që nga Moska mund të ketë vizitë zyrtare teksa Evropa po i vendos shumë sanksione Rusisë. Do të jenë disa ditë intensive veçanërisht që kjo ndodhë para vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz”.

“Vuçiq e tha se sa do të ndikojë dhe si do të shkojë, por la të kuptohet se ka pakënaqësi nga pala gjermane për vizitën e Lavrov, por la të nënkuptohet se situata do të qartësohet. E gjithë kjo mbetet në pikëpyetje se si do të arrij Lavrov në Rusi. Është një situatë ndryshe që e detyron Vuçiqin që të sqarohet rreth gjithë kësaj. Ka njerëz në Serbi që janë kundër sanksioneve dhe ka që janë pro” tha Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat